“Blinding Lights” nga këngëtari kanadez The Weeknd është bërë kënga numër një e të gjitha kohërave në listat muzikore të Billboard. Blinding Lights tani ka kaluar 90 javë në top 100. Kënga rrëzoi hitin e viteve 1960 të Chubby Checker, The Twist duke zënë vendin e parë. Billboard 100 ka renditur këngët kryesore sipas transmetimit në radio, shitjeve dhe transmetimeve për 63 vitet e fundit.
The Weeknd, emri i vërtetë Abel Tesfaye, publikoi Blinding Lights në nëntor 2019. Deri në shtator 2021, ishte transmetuar më shumë se 2.5 miliardë herë në Spotify. Popullariteti i kësaj kënge u ndihmua dhe nga një sfidë kërcimi në TikTok gjatë pandemisë dhe performanca e yllit kanadez gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl në 2021.
- Blinding Lights – The Weeknd
- The Twist – Chubby Checker
- Smooth – Santana feat. Rob Thomas
- Mack the Knife – Bobby Darin
- Uptown Funk! – Mark Ronson feat Bruno Mars
- How do I Live – LeAnn Rimes
- Party Rock Anthem – LMFAO feat Lauren Nemmett & Goonrock
- I Gotta Feeling – The Black Eyed Peas
- Macarena (Bayside Boys Remix) – Los Del Rio
- Shape of You – Ed Sheeran
/abcnews.al