“Blic” në Vlorë, policia “shah-mat” bastexhinjëve, shoqërohen disa persona

schedule20:49 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 20:49 - 4 Dhjetor, 2021

VLORË- Një aksion policore është zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës për të goditur lojërat e fatit. Prej disa vitesh Shqipëria i ka ndaluar me ligj lojërat e fatit megjithatë në shumë raste ky aktivitet është zhvilluar në mënyrë ilegale online.

ABC mëson se aksioni është zhvilluar gjatë pasdites së sotme, ku janë bllokuar disa pika ku viheshin bastet online. Është mundur që të shoqërohen disa persona të cilët ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm. /abcnews.al/