“Blic”: Vuçiç në shtator viziton Kosovën, zhvillime të reja mes dy vendeve

schedule09:50 - 7 Gusht, 2018

schedule 09:50 - 7 Gusht, 2018

Shtatori mund të sjellë zhvillime të reja në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, shkuan gazeta serbe “Blic”. Konkretisht Vuçiç do të ndalet në zonat ku jetojnë serbët në Kosovë.

Me pas presidenti serb do të udhëtojë drejt Kinës dhe më tej axhenda e tij parashikon pjesëmarrjen në sesionin e OKB-së në New York. Sipas gazetës “Blic”, presidenti i Serbisë pret ofensivë diplomatike gjatë muajit shtator.

Ndërkohë sot në orën 11:00, Vuçiç do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për negociatat me Kosovën. Javën e kaluar Vuçiç iu bëri thirrje serbëve për qetësi dhe të mos binin pre e provokimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!