Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Blic” në mes të Tiranës, policia rrethon “Fiat”-in, i riu ikën me vrap, kthehet me duart lart (VIDEO)

schedule20:45 - 8 Korrik, 2021

schedule 20:45 - 8 Korrik, 2021

Një i ri është shoqëruar pasditen e sotme nga policia e Tiranës për verifikim pasi dyshohet se është shpërndarës droge.

Identiteti i të shoqëruarit nuk jepet nga policia, por sipas burimeve mësohet se është rreth 30-vjeç.

“ABC” ka siguruar pamjet nga operacioni i policisë dhe mëson se shënjestra që ishte duke lëvizur me një makinë tip “Fiat” u bllokua pranë ish-Parkut të Autobusëve, teksa po tentonte që të dilte te Rruga e Kavajës.

Tre makina policie e rrethuan menjëherë “Fiat”-in, por shënjestra doli me shpejtësi nga makina duke u larguar me vrap mes pallateve të zonës.

Forcat “Shqiponja” rrethuan zonën, por pas disa minutash, 30-vjeçari u kthye në vendin e ngjarjes ku braktisi makinën duke u dorëzuar.

Nga kontrolli në makinë dhe në trup efektivët nuk i gjet asgjë e jashtëligjshme të riut, por dyshojnë se mund të ketë hedhur lëndën narkotike në momentin që iku me vrap./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!