“Bli dy, merr një falas”, Fast Foodi ofertë për Eden Hazard

schedule08:58 - 3 Shkurt, 2021

schedule 08:58 - 3 Shkurt, 2021

Aventura e Eden Hazard te Real Madrid nuk po shkon aspak në mënyrën e dëshiruar dhe shkaku janë dëmtimet e shpeshta dhe forma e dobët e belgut.

Gjatë qëndrimit të tij në Mandrid, Hazard është kritikuar shumë edhe për peshën e tij, relativisht të madhe për një futbollist, sidomos në sezonin e tij të parë.

 

Tashmë të gjithë e dine se Hazrad e ka më shumë qejf seç duhet ushqimin dhe herë pas here ngacmohet në lidhje me këtë temë.

Së fundmi është kompania gjigante e ushqimeve Fast Food, që i bën një ofertë për Twitterit sulmuesit belg. Emisioni El Chiringuito në një postim të tij njoftonte se Hazard nuk ka shkuar në stërvitje.

Burger King e ka ripostuar cicërimën e emisionit me një ofertë bashkangjitur. “Bli dy dhe merr një falas”, kjo është oferta e tyre për Hazard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!