Bleu vota.. për Berishën/ SPAK merr të pandehur ish-kryeplakun e Bërxullës

schedule15:31 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 28 Tetor, 2024

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-kryeplakun e Bërxullë në Tiranë Agim Locin pasi akuzohej se kishte blerë vota në favor të vajzës së tij që ishte pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Loci u dënua me 1 vit burg, por gjykata vendosi pezullimin e vendimit dhe dënimin përfundimtar 80 orë pune në shërbim të komunitetit. Ai u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ku vajza e ish-kryeplakut kandidonte për këshilltare, me koalicionin Berisha-Meta dhe Loci kishte paguar 10 mijë lekë një qytetar që të votonte për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!