“Bleu vota në zgjedhjet e 2022”, Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës në SPAK pas padisë së PD

schedule15:37 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:37 - 19 Tetor, 2023

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla është paraqitur këtë të enjtë në prokurorinë e posaçme. Numri një i bashkisë së Rrogozhinës shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës Ermal Yzeiraj.

Mësohet se ai ka dhënë sqarime në lidhje me një kallëzim të Partisë Demokratike që pretendon se Memolla ka blerë vota në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në mars 2022.

Sakaq, Memolla është përgjuar në një material audio të bërë publik nga Syri TV, ku një qytetarë kërkon ndihmën e tij që elektriçistët mos i presin energjinë elektrike për shkak të disa faturave të papaguara.

Ndërkohë, hetimet po zhvillohen nga prokurori Edvin Kondili./abcnews.al