Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bleu shtëpi të re, pronari tronditet nga mesazhi që gjen brenda kukullës në mur

schedule11:06 - 20 Shtator, 2021

schedule 11:06 - 20 Shtator, 2021

Një pronar shtëpie është tronditur kur ka zbuluar një shënim brenda një kukulle lecke që që ndodhej në murin e pronës së tij të re.

Sipas Daily Mail, Jonathan Lewis kishte marrë çelësat e shtëpisë së tij të re në Walton Surrey, kur vendosi të kontrollonte hapësirën nën shkallë.

32-vjeçari theu murin me çekiç dhe zbuloi një kukull që përmbante një mesazh.



“I dashur lexues/pronar i shtëpisë, faleminderit që më lirove. Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë jetuan në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk u pëlqeja dhe duhej të shkonin. E tëra që bënë ishte këndimi dhe ishin të gëzuar. Goditja me thikë qe zgjedhja ime e vdekjes për ta. Shpresoj të fle mirë“, thuhet në mesazh.

Lewis thotë se miqtë i kanë propozuar ta hedh shtëpinë në shitje dhe të largohet, por që ai e ka marrë me sportivitet dhe e konsideron thjesht një shaka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!