Bleu pikturat e vjedhura të Van Gogh-ut, arrestohet në Dubai “bosi” italian i drogës

schedule18:52 - 19 Gusht, 2021

schedule 18:52 - 19 Gusht, 2021

Një nga më të kërkuarit e Italisë, i njohur si trafikant droge që dyshohet se ka blerë dy nga pikturat e vjedhura të Van Gogh-ut në tregun e zi, është arrestuar në Dubai.

Raffaele Imperiale, një njeri i rëndësishëm në sindikatën e krimit të organizuar Camorra me qendër në Napoli, u arrestua më 4 gusht, sipas një deklarate që bëri policia në Itali të enjten. Imperiale është duke u mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ministria italiane e Drejtësisë plotëson procedurat e ekstradimit.


Që nga janari i 2016, Imperiale ka qenë në kërkim nga Italia për trafik ndërkombëtare droge si pjesë e veprimtarisë së krimit të organizuar, sipas ministrisë së brendshme italiane. Ai konsiderohej si një nga të arratisurit më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Itali.

Po ashtu, Raffaele Imperiale kërkohej nën akuzat për pastrim parash, sipas policisë.

Në vitin 2016, dy vepra të Van Gogh, të vjedhura në 2002 nga një muze i Amsterdamit, u gjetën të fshehura në një fermë në pronësi të Imperiale-s në qytetin e lindjes së tij në Napoli, Castellamare di Stabia. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!