“Bleu dy vila përballë Ramës”. Hoxha: Pse kërkohej eliminimi i Ervis Martinajt. “Goli” me bastet dhe sherri me biznesmenët më të mëdhenj në vend

schedule16:36 - 29 Gusht, 2022

schedule 16:36 - 29 Gusht, 2022

Zhdukja e Ervis Martinajt është shoqëruar me një mister të madh në vend pasi ka raportime për eliminimin fizik të tij, por edhe se është larguar vetë nga skena për të shmangur goditjen nga kundërshtarët.

I ftuar në studion e lajmeve të ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha zbardhi detaje të rendësishme në lidhje me zhdukjen e Martinajt. Sipas tij, nuk ka më gjurmë të tij që nga pasditja e datës 9 gusht ku ai dërgoi dy SMS, njërën ndaj familjes dhe njerin për t’i gjetur ushqim këlyshit të tigrit që mbante në shtëpi.

Por, perse duhej larguar nga skena Ervis Martinaj?

Hoxha tha se Martinaj  ishte në tre banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe ishte kthyer në një problem edhe për personazhe të njohur të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që problematikat nisin në vitin 2013 me operacionin kundër lojërave të fatit “Fundi i Marrëzisë”.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit. Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë. Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.

Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!