Blerta Ligaj, volejbolliste e Flamurtarit, është një nga të ftuarat në emisionin Pressing në ABC News. Bukuroshja foli për futbollin shqiptar, zhvillimin e volejbollit në Shqipëri dhe disa tema të tjera.
PARTIZANI – “Partizani sepse dhe pse ka qenë kampion, vazhdon akoma dhe është pretendent. Te Tirana, më shqetëson zhurma, që e bëjnë dhe vetë futbollistët. Mendoj se kjo gjë është shqetësuese dhe ata të bëjnë zhurmë në fushë”.
MALA – “Lind pyetja pse Mala nuk po e rinovon tani kontratën. Është bërë një gabim në kontratën fillestare, por tani duhet rinovim. Unë mendoj se nuk ka të drejtë. Mendoj se nuk është e drejtë, pasi te Partizani ka shumë lojtarë të mirë dhe ndoshta nuk i duhet. Nëse Mala do të ishte me ekip tjetër, do të luante”.
TIRANA – “Tirana ka vite pa dalë kampion dhe ai trofe i mungon trajnerit, tifozëve, presidentit. Për mua, trajneri është shtylla, baza e ekipit, por pyetja ime është ku janë lojtarët? Ata bëjnë shumë zhurmë në media dhe në fushë jam vetë sportiste dhe e di çfarë presioni kanë. Gjithsesi, më bën përshtypje sepse nuk luajnë lojtarët”.
VOLEJBOLLI – “Volejbolli ka shumë pak vëmendje si sport. Po ecën goxha mirë, ka disa vite. Partizani dhe Mirdita janë dominante. Partizani më shumë, pasi morën pjesë dhe në Champions League, duke na dhënë shembull shumë të mirë, pasi ishte hera e parë që ndodh. E ndjejmë inferioritetin, pasi vëmendjen më të madhe në Shqipëri e merr futbolli, edhe në media. Do të bënte shumë mirë që volejbolli të ishte në media. Tifozët dhe mediat janë shtesë e madhe e sportit”./abcnews.al