Blerim Muharremi, i njohur me emrin e artit Blero feston sot 43 vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, spikati ai i bashkëshortes së tij, Afrona Dika, për të cilin ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen burrit më të adhuruar, të kujdesshëm dhe zemërmirë në planet. Të dua shummm my partner, my hero, my everything. PS: Jam shum krenare në ty.“, ka shkruar Afrona.
Kujtojmë që dyshja i dha fund beqarisë në një ceremoni luksoze të mbajtur në shtator të 2019-ës pas disa vitesh lidhjeje. /abcnews.al