Blerja në eBay bën mrekulli, vëllai dhe motra takohen për herë të parë në të 30-at

schedule08:19 - 12 Janar, 2022

schedule 08:19 - 12 Janar, 2022

Mund të duket si një ngjarje në filma, por që ka ndodhur në të vërtetë.

Një vëlla e motër nga Skocia, u rritën në të njëjtin qytet, por u takuan për herë të parë në të 30-at e tyre. Kjo vetëm falë një blerjeje në eBay.

Ross Colquhoun, 37 vjeç, i cili ndau historinë e tij në Tëitter, tha se ai dhe motra e tij, Erin, u takuan të hënën. Sipas tij, historia e ribashkimit filloi dy vite më parë, kur ai bëri një blerje në eBay, e cila çoi në njohjen e tij me anën e familjes së babait të tij, por pandemia COVID-19 e pengoi ta takonte motrën deri të hënën.

“Ne qeshëm, qamë dhe ndamë histori. Ndihej sikur e kishim njohur njëri-tjetrin gjatë gjithë jetës. Isha jashtëzakonisht nervoz, por ishte një eksperiencë absolutisht e bukur dhe afirmuese e jetës”, shkroi Colquhoun në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!