Blendi Klosi përurori shtegun e ri turistik, “Via Egnatia”

schedule15:56 - 4 Nëntor, 2017

schedule 15:56 - 4 Nëntor, 2017

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përuroi shtegun e ri turistik “Via Egnatia” në Bradashesh të Elbasanit. Ai e cilësoi të pafalshme lënien në këtë situatë e vendeve historike, të cilat tha se duhet të dalin nga errësira. Më tej ministri Klosi garantoi se Rruga Egnatia si një destinacion turistik do të rehabilitohet plotesisht dhe do te ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit jashtë sezonit. Ndërkohë ministri i Turizmit dhe Mjedisit tërhoqi vërejtje për mbetjet në zonat rurale, të cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit./ ABC News

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!