Blendi Klosi për “Passaport”: Në 5 vitet e ardhshme të kemi 60.000 turistë nga Izraeli

schedule15:27 - 8 Shkurt, 2018

schedule 15:27 - 8 Shkurt, 2018

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit synon që numri i turistëve, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë pesë vitet e ardhshme të shkojë në 60.000.

Qëllimin e bëri publik ministri Blendi Klosi në një intervistë për median izraelite “Passaport”.

Linja direkte e fluturimeve Tiranë –Tel Aviv që do të nisë operimin nga muaji Prill, sipas ministrit Klosi, të ketë ndikim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonominë e vendit.

Gjatë 10 muajve të parë të 2017-s, ministri i Mjedisit dhe Turizmit u shpreh se Shqipërinë e vizituan 6.7 milionë turistë, rreth 1 milionë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, 6200 tyre vinin nga Izraeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!