Kompanitë nuk kanë shlyer detyrimin ligjor për dëmin që kanë shkaktuar në mjedis. Këtë fakt e vë në dukje ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të bizneseve. Ministri Klosi paralajmëroi se kjo histori do të marrë fund.
Në të gjithë vendin vetëm dy kompani kanë zbatuar ligjin për të pyllëzuar mjedisin që kanë dëmtuar. Të tjerët kanë qëndruar indiferëntë duke i hequr Shqipërisë mundësinë e 4 milionë pemëve të reja. Kjo kohë mbaroi paralajmëroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Blendi Klosi: “Biznesi të shlyejë detyrimin ligjor për zhdëmtim të dëmit mjedisor. Nga kjo mosshlyerje dëmi, 4 milion pemë mungojne në fondin pyjor. Kjo histori do të marrë fund. Biznesi do të shlyejë këtë detyrim ligjor”.
Përfaqësuesve të bizneseve u tha se institucioni që drejton do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të rivendosur ekuilibrat natyrorë nga shfrytëzimi pa kriter i resurseve.
“Çdo pemë e prerë, çdo pemë e lëvizur në vendin tonë ka detyrimin që të mbillen trefish. Pra, për një pemë të prerë duhet të mbjellim 3, dhe për çdo pyll të shpyllëzuar, ne duhet të ndërtojmë sipërfaqe të pyllëzuara 3 herë më e madhe që sipërfaqja të zhdëmtohet”, tha ministri Klosi.
Pyllëzimi i vendit dhe objektivi për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve do të mbështetet në të gjitha burimet dhe mbi të gjitha do të bazohet mbi plane efikase menaxhimi, ndryshe nga planet e vjetëruara dhe aspak reale që ekzistojnë prej vitesh deklaroi ministri Klosi.
“Ne do të kërkojmë në çdo praktikë ligjore që Ministria jonë ka detyrën që të japë konfiurmimin të kemi një dakordësi me kryetarët e bashkive edhe me ekspertët e ambientit ku zbatohet sidomos të poykllësimit të çdo peme të mbjellë që këto pemë të mos mbillen kuturu të mos mbillen me planet e menaxhimit të pyjeve para 7 vjetësh që në përgjithësi janë me shumë problem; problem transparence, problem korrupsioni”, u shpreh ministri.
Përveç detyrimeve, bizneset duhet të mbështesin bashkitë për të krijuara ambjente të gjelbërta në zonat urbane. Një shembull konkret është kjo firmosje e një kontrate dhurimi nga një biznes i zonës të 400 fidanëve për bashkinë e Shijakut, e cila do t’i përdorë këto fidanë për krijimin e një parku rekreativ./abcnews.al