“Blegtori me 9 lopë nuk përfiton subvencione,” Korreshi: Do t’i çoni demin e fushatës elektorale t’i bëjë 10?

schedule14:37 - 16 Qershor, 2022

schedule 14:37 - 16 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në seancën e sotme plenare ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë për mënyrën sesi po trajton fermerët e blegtorët. Sipas tij, ka diferenca në ndihma e subvencione mes atyre që janë “njerëz të partisë dhe atyre që punojnë me djersën e ballit.”

Ndërsa theksoi se bujqësia sot ka 40 për qind të krahut të punës, Korreshi akuzoi qeverinë se po i detyron fermerët e blegtorët që të lënë vendin pasi nuk mund të përballojnë kostot e jetesës. Sipas tij, njerëzit kanë filluar edhe të vjedhin vetëm për të mbijetuar.

Lexo edhe: Të paktën 4 200 rosa të ngordhura në Divjakë, Shërbimi Veterinar Fier mbyll çështjen

Deputeti demokrat solli në vëmendje edhe rastin e ngordhjes së rosave në Divjakë, duke pyetur Ministrinë e Bujqësisë se jo çfarë do të bëjë për rastin konkret, si do t’i vijë në ndihmë blegtorit të dëmtuar?

“Keni një disfavor mes fermerëve në terren. Janë në kushtet e mbijetesës. Po flasim për të gjithë prej tyre. Atë pikatore, atë lugë uji kafeje që keni dedikuar për bujqësinë ta shpërndani sipas kritereve…të marrin të gjithë bujqit nga pak. Po të kesh 9 dynym nuk përfiton, ne të tjerët të ngrohemi në diel. Nëse thoni me VKM, nëse nuk keni 10 lopë nuk përfitoni, do t’i çoni dënim që nxorët në fushatë elektorale t’i bëjë 10? E dini çfarë fukarallëku është blegtoria në Shqipëria? Të gjitha baxhot që prodhojnë marrin qumësht serb apo pluhur..Plastmasin do ta ndërrojë edhe ai që më ka më pak se 1 HA. E ndërron edhe ai që jeton me djersën e ballit, jo vetëm patronazhistët. E gjithë bujqësia shqiptare ka 40 për qind të krahut të punës. Ju po i përzeni. Bëni edhe seleksionim në dhënien e kompensimeve. Një njeri që do të bëjë serën duhet ta dijë sa do të marrë, të ketë një garanci edhe në një perspektivë 5-vjeçare të dijë se kostoja e tij do të lehtësohet nga ndihma që do t’i japë shteti…Një lopë nuk nxjerr koston që do të marrë vetë, përpos njeriun që do t’i rrijë te koka. Fshati sot i drejtohet sot qytetit që të blejë qumësht, qumësht pluhur. Po bëni një popull hajdut se do të hajë bukë, po vjedhin njëri-tjetrin si në kohën e qoftëlargut për të mbijetuar. E tillë është situata e grurit, s’i kanë hedhur dot sasinë e uresë që do të nevojitej. 4000 shpendë ngordhën në Mizë. Dy javë i shkreti mori në telefon deputetët, kur vinë me kamer atëherë filloni kujtoheni t’i zhgroposni. Çfarë do të bëjë ministria e bujqësisë për rastin konkret? Do ta lërë të falimentojë? T’i bëjë analizat, i ka të gjitha mundësitë… Ndodh në Lushnje, analizat bëhen në Fushë-Krujë,” tha Korreshi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!