Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen si ministra të rinj para Presidentit

schedule12:52 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 12:52 - 18 Dhjetor, 2020

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen në Presidencë si ministra të rinj.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Presidencës, Bledi Çuçi betohet si ministër i Brendshëm, ndërsa Milva Ekonomi si ministre Bujqësie.



Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama njoftoi se Bledi Çuçi është ministri i ri në këtë detyrë, ndërsa deklaroi se në pozicionin e ministrit të Bujqësisë, pra në vend të ministrit Çuçi, u emërohet deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi.

Kujtojmë se dorëheqja e Sandër Lleshaj erdhi në një kohë revoltash dhe protestash prej gati në javë në sheshet kryesore në vend, për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Edhe pse kryeministri theksoi se kjo nuk ishte një dorëheqje si pasojë e protestave apo kërkesës së qytetarëve për largimin e tij, por vendimi i ministrit të dorëhequr,-tha Rama, ishte çështje morali.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!