Bledi Çuçi “çon” Skënderbeun në Liban: Prej dy ditësh ndodhem këtu, do riatdhesojmë shqiptarët

schedule20:07 - 25 Shkurt, 2021

schedule 20:07 - 25 Shkurt, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhet në Liban në vijim të negociatave për riatdhesimin e shqiptarëve në kampet siriane. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çuçi njofton se është takuar me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. Ai ka ndarë edhe foto nga takimi ku i dhuruar atij simbolin e heroit kombëtar të vendit tonë, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Çuçi shkruan se vizita në Beirut është tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shqiptarëve ndërsa thekson se do të punohet me të njëjtin përkushtim për ta finalizuar me sukses këtë operacion.

“Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim.

E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër.

Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”, shkruan Bledi Çuçi./mv.abcnews.al