Në një intervistë për ABC News anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi ka folur për problemet me të cilat po has procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore.
“Pavarësisht se në një pjesë të KZAZ-ve nuk ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore, në pjesën më të madhe janë shpërndarë. Kemi probleme në disa KZAZ 2, 4, 5 dhe 5 në Shkodër për shkak të problematikave që kanë me qendrat e votimit që ndodhen në ambientet e bashkisë. Padyshim që në Shkodra nesër në orën 07: 00 të gjitha KZAZ-të do jenë gati për të votuar”./abcnews.al