Për më shumë se tre orë Karakas është paralizuar si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në 80 për qind të qytetit. Presidenti venezuelian Maduro akujzoi opozitën për sabotim, ndërsa kjo e fundita kuzoi qeverinë se ka grabitur fondin e sektorit të energjisë elektrike.
Karakas ka mbetur në errësirë si pasojë e një problemi në një impiant elektrik që ka paralizuar dhe linjat e metrosë si dhe ka krijuar kaos në aeroportin ndërkombëtar Simón Bolívar. Ministri venezuelian i energjisë, Luis Motta Domínguez, shpjegoi në profilin e tij Tuiter se ky problem kishte lënë në errësirë më shumë se 80 për qind të qytetit. Por hipoteza e një difekti nuk ka bindur presidentin e vendit Nikolas Maduro i cili flet hapur për një sabotim. Sipas kreut të shtetit, ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi gjatë një mbledhjeje të partisë në qeveri ndërkohë që numri dy i kësaj partie po bënte apel në televizionin shtetëror që të mbështetej administrata Maduro.
Gjatë një deklarate për mediat presidenti u shpreh se ishte vetëm çështje orësh që autorët e sabotimit të arrestoheshin dhe se ai ishte i bindur se mes tyre kishte dhe liderë politikë dhe intelektualë. Por Maduro nuk ka dhënë emra të fajtorëve të supozuar, në një kohë që ndërprerja me energji elektrike paralizoi për më shumë se tre orë transportin, tregtinë, komunikimet me telefon dhe internetin. Presidenti i Venezuelës shkoi dhe më tej me akuzat e tij duke thënë se ndërsa qeveria e tij punon, një grup i ekstremit të djathtë po saboton këtë punë. Por lideri |i opozitës venezueliane Radonski, akuzoi pikërisht qeverinë e Maduros duke thënë se të gjithë e dinë se fondet për sektorin e energjisë elektrike janë vjedhur, me miliona dollarë./abcnews.al