Bjellorusia ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit, tha presidenti Alexander Lukashenko në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya.
Numri i saktë i ushtarëve nuk u specifikua, por ushtria profesionale e Bjellorusisë përbëhet nga 48,000 burra dhe rreth 12,000 trupa të dedikuara për ruajtjen e kufirit, sipas Bilancit Ushtarak të vitit 2022 të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, shkruan The Guardian.
Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë.
“Duke parë politikën e tyre agresive, ne u futëm atje dhe e pozicionuam ushtrinë tonë në pika të caktuara përgjatë gjithë kufirit, në rast lufte”, tha Lukashenko gjatë intervistës në televizionin shtetëror rus./abcnews.al