Ministria e Situatave të Emergjencave të Bjellorusisë ka njoftuar se po përfundon armatosjen dhe stërvitjen ushtarake të punonjësve të saj, të cilët duhet të jenë të gatshëm të ndihmojnë anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme në rast të një konflikti të armatosur.
Mediat e huaja shkruajnë se ministri Vadim Sinyavsky ka thënë në një intervistë të fundit se punonjësit do të jenë të gatshëm të ndihmojnë ministritë “në rast të një konflikti të armatosur ose një lloj çrregullimi, i cili kërkon angazhimin e një numri të konsiderueshëm personeli“.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha në fillim të këtij viti se donte që “çdo njeri, dhe jo vetëm një njeri” të ishte në gjendje të përdorte një armë në përgjigje të çdo akti agresioni./abcnews.al