Minsku zyrtar ka njoftuar se Alexander Lukashenko dhe Angela Merkel kanë rënë dakord të fillojnë negociatat në nivel evropian për të zgjidhur krizën e vazhdueshme të emigracionit në kufirin BE-Bjellorusi.
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Bjellorusisë ranë dakord “që problemi në tërësi po kthehet në nivelin e marrëdhënieve Bjellorusi-BE dhe se zyrtarët e emëruar nga palët do të fillojnë menjëherë negociatat” citohet të ketë thënë Lukashenko.
Lexo edhe: Polonia: Nuk ka rrezik për konflikti ushtarak në kufi me Bjellorusinë
“Në këtë kuadër do të shqyrtohet edhe dëshira e refugjatëve për të shkuar në Gjermani”, vijon deklarata. Sot ishte biseda e dytë telefonike mes dy liderëve.
“Palët arritën një marrëveshje se si të veprojnë dhe të vazhdojnë për të zgjidhur çështjet ekzistuese,” thuhet më tej në njoftimin e qeverisë së Lukashenkos./ Abcnews.al