Bjellorusia dëbon disa diplomatë ukrainas nga vendi

schedule15:39 - 23 Mars, 2022

schedule 15:39 - 23 Mars, 2022

Bjellorusia ka urdhëruar disa diplomatë ukrainas të largohen nga vendi dhe do të mbyllë konsullatën e Ukrainës në qytetin e Brest, ka raportuar agjencia e lajmeve Belta.

Masa vjen pasi shërbimi i sigurisë bjelloruse, KGB, akuzoi tetë diplomatë për spiunazh. Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Bjellorusia ende po mundësonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Ai tha në një konferencë shtypi në prag të një samiti të NATO-s në Bruksel se Bjellorusia kishte lejuar gjithashtu që bazat e saj ajrore ushtarake të përdoreshin nga forcat ruse për të nisur sulmet ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ka mbështetur pushtimin e Rusisë në Ukrainë duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!