Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bjellorusi, Lukashenko fal 30 të dënuar me burgim për pjesëmarrje në protesta

schedule14:51 - 4 Shtator, 2024

schedule 14:51 - 4 Shtator, 2024

Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, i ka falur 30 njerëz, përfshirë shtatë gra, të cilët po vuanin dënime me burgim për “krimin e protestimit”, njoftoi zyra e tij të mërkurën.

Zyra e Lukashenkas tha se të falurit janë “penduar dhe kanë kërkuar mëshirë” nga Lukashenka.

Muajin e kaluar, Lukashenka i fali 30 njerëz të tjerë të dënuar për pjesëmarrje në protesta masive në vitin 2020 kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, i cili ia dhuroi fitoren atij.



Më 18 korrik, 18 të burgosur politikë u liruan pasi Lukashenka e nënshkroi një ligj për amnisti masive me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Bjellorusisë nga Gjermania naziste.
Lukashenka, 69 vjeç, është në pushtet në Bjellorusi prej vitit 1994. Ai e ka shtrënguar kapjen e vendit prej zgjedhjeve të gushtit 2020, duke arrestuar – nganjëherë dhunshëm – më shumë se 35.000 njerëz.

Shumica e pjesëtarëve të opozitës bjelloruse kanë ikur nga vendi nga frika për sigurinë e tyre.

Perëndimi nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk e pranon Lukashenkan si liderin e ligjshëm të vendit.

Shumë vende kanë vendosur sanksione kundër regjimit të Lukashenkas si përgjigje për shtypjen e kundërshtarëve në vend. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!