Biznesmeni u gjet i vrarë, bariu: Erë e keqe, korbat vinin rrotull, menduam se ishte kafshë e ngordhur

schedule08:19 - 9 Nëntor, 2021

schedule 08:19 - 9 Nëntor, 2021

Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka treguar se prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë. Ai shprehet për Tv Klan, se korbat kishin nisur të vinin rrotull.

Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se në këtë pjesë të greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri.

“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë  hajd mo ndonjë gjë e ngordhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai.

Trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!