Biznesmeni rrëzohet nga shkallët e hotelit të tij në Sarandë, me helikopter drejt Tiranës

schedule15:31 - 26 Maj, 2021

schedule 15:31 - 26 Maj, 2021

Një biznesmen është aksidentuar mesditën e sotme duke pësuar dëmtime të rënda. ABC mëson se Pëllumb Keqaj është rrëzuar në shkallët e hotelit të tij.

Fillimisht ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Tiranës me anë të një helikopteri.

Nuk dihet ende shkaqet e këtij aksidenti si dhe as gjendja e biznesmenit Keqaj i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!