Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Biznesi i vogël drejt falimentimit”, Tabaku: Ekonomia e përqendruar vetëm në disa duar, PD do t’i japë frymëmarrje biznesit

schedule16:59 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 16:59 - 23 Dhjetor, 2019

Ish-depuetja e PD, Jorida Tabaku dhe ekspertë që po hartojnë programin ekonomik të demokratëve kanë pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës në Tiranë për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfaqsues të biznesit të vogël flasin për taksa të larta dhe një kosto të shtuar me kasën fiskale, duke dhënë alarmin se shumë shpejt do të detyrohen të ulin qepenat dhe të shpallin falimentin.

Përfaqësues të biznesit të vogël japin alarmin se taksat e larta të vendosura nga qeveria dhe rënia e fuqisë blerëse po i shtyn drejtë falimentimit. Bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Rrugën e Kavajës në Tiranë flasin për vështirësi të papërballueshme dhe apelojnë për zhbllokim të situatës përpara se njëri pas tjetrit të kenë mbyllur qepenat. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ekspertë ekonomie që po hartojnë programin ekonomikë të demokratëve janë takuar me përfaqësues të biznesit dhe kanë mësuar shqetësimet e tyre.

Kam 25 vjet në këtë dyqan. Përpara ka pasur punë, tani mezor paguajmë detyrimet

Ky përfaqësues i biznesit të vogël flet për një dilemë të madhe që ka përballë rritjes së taksave.

Në përgjithësi beiznesi është në dilemë shumë të madhe për ta mbyllur. Bizneset e vuajnë në mnyrë maksimale falimentimin e tyre”, shprehet ai.

Apeli i tij është që çdo qeveri të ketë në vëmendje binzesin e vogël.

Për ABC NEWS, ish-deputetja Tabaku flet për konsum të rënë dhe taksa e tarifa që kanë shteruar burimin e të ardhruave ndërkohë që e gjithë ekonomia është e përqëndruar në vetëm disa duar.

Ka biznese që ka ardhur ora 11.00 dhe nuk kanë shitur asgjë. Ka biznese që kanë javë që nuk kanë shitur asgjë, duke treguar një problem të jashtëzakonshëm që ka me konsumin në ekonomi dhe problemi i konsumit është një problem që lidhet me së pari me politikat e qeverisë, së dyti taksat e larta, së treti kemi faktin që ekonomia është e përqendruar një një grusht të vogël njerëzish dhe nuk ka frymë për biznesin e vogël, që duhet të ishte pjesa e gjallë e ekonomisë shqiptare”, thotë  Tabaku.

Dhe alternativa e demokratëve për biznesin e vogël është gati.

Grupe të Partisë Demokratike janë në terren me grupe të ndryshme interesi për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’i dhënë alternativën e demokratëve në qeverisje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!