Biznesi europian apel kryeministres britanike Theresa May

schedule12:28 - 14 Nëntor, 2017

schedule 12:28 - 14 Nëntor, 2017

Sipërmarrësit europianë i kanë bërë apel kryeministres britanike Tereza Mej që të përshpejtojë negociatat për daljen e vendit nga Bashkimi Europian pasi janë të shqetësuar për ngadalësinë e procesit.

Mesazhi është shumë i qartë: kryeministrja britanike Tereza mej duhet të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për sa i përket negociatave për daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Përfaqësuesit e 15 organizatave sipërmarrëse europiane u takuan me kryeministren Mej për ti shprehur shqetësimin e tyre për ngadalësinë e negociatave mes Londrës dhe Bashkimin Europianl; si dhe për të kërkuar transparencë mbi qëllimet e qeverisë britanike për sa i përket periudhës së tranzicionit post Brexit.

Biznesi europian prezantoi një front kompakt dhe të qëndrueshëm vetëm një muaj para mbledhjes vendimtare të këshillit europian në muajin dhjetor. delegacioni i sipërmarrësve i kërkoi qeverisë britanike të respektojë detyrimet e marra përsipër nga Mej dhe të japë përgjigje konkrete për tre cështje thelbësore që deri tani nuk kanë pasur zgjidhje: marrëveshjet financiare, pra fatura që Britania e madhe duhet të paguajë për daljen nga Bashkimi europian, të drejtat e qytetarëve të Bashkimit europian dhe kufiri mes dy Irlandave.

Në samitin e dhjetorit liderët europianë do të vendosin nëse janë bërë sa duhet progrese në negociatat mes Bashkimit europian dhe Londrës për të lejuar kalimin në fazën pasardhëse pra të diskutimeve për marrëdhëniet e ardhshme tregtare pas Brexit.

Shkëmbimet financiare mes bashkimit europian dhe Britanisë së MAdhe vlejnë më shumë se 600 miliarde euro në vit dhe krijojnë me miliona vende pune. Mundësia e daljes së londrës nga be pa një marrëveshje do të sillte shumë pasoja negative.

Një sondazh i fundit në vend për këtë temë tregon se 60 për qind e sipërmarrjeve britanike janë të gatshme për një plan emergjence nëse nuk do të ketë siguri financiare për periudhën e tranzicionit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!