“Bizneset të pastrojnë bregdetin”, kryebashkiaku i Lezhës: Në të kundërt do hiqen licensat

schedule15:32 - 31 Maj, 2023

schedule 15:32 - 31 Maj, 2023

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka paralajmeruar subjektet që operojne ne bregdet se nuk do t`u rinovoje kontratat e stacioneve te plazhit nese  nuk mirembajne ambjentin dhe te nderhyjne ne kohe per pastrimin e zones qe administrojnë.

Për operatorët turistikë shqetësim mbetet informaliteti, rreziku nga mjetet lundruese dhe mosmenaxhimi i qarkullimit rrugor.

Sipas tij edhe kete vit do te kete orare te percaktuara per nxjerrjen e mbetjeve per te shmangur problemet dhe kjo do te ndodhe ne orare jashte flukseve te levizjes.

Ne takimin qe Ndreu zhvilloi me bizneset turistike, keta te fundit theksuan se bizneset e paligjshme, disiplinimi i qarkullimit rrugor dhe rreziku nga mjetet e lundrimit jane disa prej shqetesimeve të tyre qe kërkon më teper angazhim dhe duhet punuar me shume per zgjatjen e sezonit.

Bregdeti i Lezhës ka nisur të frekuetohet prej muajit prill dhe ky numer ka ardhur ne rritje, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik pritet të bëhet këtë fundjavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!