Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Bizneset tarifoheshin si familjarë”/ FSHU në terren, Luzi: Kontrolle dhe në qytetet e tjera, do merren masa administrative

schedule14:21 - 9 Shkurt, 2026

schedule 14:21 - 9 Shkurt, 2026

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka nisur një proces të gjerë kontrollesh për të identifikuar subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik, por vijojnë të faturohen si abonentë familjarë.

Administratori i ri i FSHU, Algert Luzi, deklaroi në “Money Report” në ABC News se kontrollet janë përqendruar kryesisht në banesat e reja dhe katet e larta, ku janë konstatuar raste të shumta abuzimi, përfshirë njësi shërbimi, klinika dentare dhe qendra për kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa paralajmëroi se për subjektet që nuk përditësojnë të dhënat do të merren masa administrative.

“Ne jemi përqendruar më shumë në banesat e reja dhe në katet e larta. Kemi konstatuar shumë raste dhe shpresojmë të gjejmë raste. Kemi konstatuar shumë zyra, klinika detare dhe qendra për kujdesin për fëmijë.



Ky është një proces në vazhdim dhe do shohim në vijim. Të gjithë abonentët që ushtrojnë aktivitetin si profesion i lirë dhe e ka deklaruar, të saktë edhe adresën e abonimit, nuk do të ketë ndryshim të tarifimit.

Tarifim do të ketë edhe për makinat elektrike, ato që trajtohen si pika  karikimi. Do ketë ndryshime të reja tarifimi. Të gjitha subjektet e kanë mundësinë që ta shikojnë tarifimin për mes faturave, po edhe përmes informacionit ndaj klientit.

Për ne e rëndësishme është që të ndërgjegjësojmë të gjitha subjektet, për të bërë përditësimin e tyre, nëse më vonë ndaj tyre nuk kanë bërë përditësime, do të merren masa administrative. Për momentin ne jemi fokusuar në Tiranë, më vonë do të shtrihemi edhe në zona të tjera”, tha Luzi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!