Eksperti për sipërmarrjet, Rezart Lahi thotë se ndryshimet ligjore për bizneset që operojnë online, të cilat duhet të kenë nipt dhe të deklarojnë adresën, janë të domosdoshme.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Lahi u shpreh se përmes këtyre ndryshimeve ligjore do të krijohet barazi në treg.
“Tashmë duhet shkuar përtej, përtej çdo fature, pakoje, duhet të ketë indentifikim. Nipt, adresa, etj. Të ketë edhe identifikim i klientët. Shpresoj që këtë herë të ketë vëmendje më të madhe. Së pari, është detyrim tatimor. Së dyti, nëse klienti ka një pakënaqësi, duhet ta kthejë porosinë brenda 14 ditëve. Shënjestra kryesore duhet të jetë formalizimi i tregut. Është treg shumë i rëndësishëm. Ai që shet online, shitësi e ka përgjegjësinë që të japë deklaratë tatimore. Të gjithë duhet të jenë të barabartë. Duhet të indektifikojmë shitësin, më pas blerësin. Parashikoj që tregu do mbetet i njëjtë.”, theksoi ai./abcnews.al

