Bizneset krijuan një borxh prej 146.8 miliardë lekësh ndaj tatimeve.Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se në total sipërmarrjet shqiptare i detyrohen shtetit për taksat e pashlyera në kohë rreth 160 milionë euro në fund të 2022.
Nëse bëjmë një krahasim të detyrimeve përgjatë vitit vërehet se borxhet që kompanitë kanë ndaj tatimeve kanë pësuar një rritje me 11.8 mld lekë në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është rritur stoku i detyrimeve me 9%.
Bizneset e parregullta në pagesën e taksave duket se vijojnë të mbeten të njëjtat prej vitesh.Pasi nga të dhënat konstatohet se borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet është rreth 77% e totalit të stokut.
Në totalin e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe të borxhit me 35% e ndjekur nga Tatim Fitimi si dhe Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore ndaj punonjësve.
Në pjesën më të madhe të vlerës së akumuluar si borxh dominon ajo e detyrimeve dhe më pas vijnë penalietet dhe kamatëvonesat.
Në raport theskohet se administrate ka ndërmarë një varg iniciativash për të forcuar mbledhjen detyrimeve të prapambetura tatimore.