Bizneset me xhiro 10 mln lekë nuk përfshihen në TVSH deri në 2029, Denaj: Miratojmë ligjin në korrik

schedule17:00 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:00 - 30 Qershor, 2020

Bizneset që kanë një xhiro vjetore deri në 10 milion lekë në vit do të përjashtohen nga skema e TVSH-së.

Ministrja Anila Denaj ka sqaruar se rritja e pragut nga 2 milionë që është aktualisht në 10 milionë do të aplikohet deri në vitin 2029. Ndërkohë që ndryshimet ligjore parashikohen të hyjnë në fuqi  në korrik të këtij viti

“Pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë lekë në 10 milionë lekë. Biznesi i vogël duke filluar që nga jy vit deri në 2029 nuk do të paguajë asgjë për pushtetin vendor”, tha ministrja Denaj.

Artur Papajani ish-drejtor i Tatimeve shprehet kundër ndryshimeve kaq të shpeshta fiskale.Në një intervistë  për ABC Neës ai sqaron se kjo nismë do të nxisë informalitetin.

“Jo si tek ne që ndryshon për një vit por në vendet e zhvilluara nuk bëjnë shaka të tilla . Ajo që shikoj kryesore është deficiti në buxhetin e shtetit, kjo është aksion jo teori gjithmonë përjashtimet janë oksigjen për informalitetin, pasi u japin frymëzim atyre që janë të përjashtuara me ligj të jenë gjithmonë ashtu”, ka thënë ish-drejtor i Tatimeve.

Papajani sygjeron që në rast të ndryshimit të sistemit të taksave të bëhen studime të mirfillta.

Nuk është bërë asnjë analizë në lidhje me bilancin se si ka shkuar TVSH-ja në vitin 2019 dhe pjesërisht në 2018, mos të pretendojmë për kohën e tërmetit dhe pandemisë që ndodhi në 2020 dhe nëse do të bënim një nalizë më të gjatë do të ishte i duhuri, por një vendim i shpejt të lë shumë për të dëshiruar dhe nuk e bën të besueshëm një gjë të tillë”, është shprehur Papajani.

Pas ndryshimit të pragut ,jashtë skemës së TVSH-së parashikohet të mbeten rreth 60 mijë subjekte.Ndryshimi i përfshirjes së bizneseve me xhiro vjetore deri në 10 mln lekë në TVSH e bën Shqipërinë vendin me  pragun më të lartë në Ballkan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!