Bizneset dhe qytetarët, optimistë/ Sejdarasi: Treguesi i ndjesisë ekonomike, rritje për të tretin muaj në radhë

schedule14:49 - 1 Tetor, 2024

schedule 14:49 - 1 Tetor, 2024

Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të kënaqshme në pjesën e parë të vitit .Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën janar-qershor ekonomia është rritur me rreth 4% e nxitur nga sektori i turizmit por edhe si i ndërtimit. Sektorët që kanë pësuar ulje rezultojnë  industria nxjerrëse si dhe grupi informacion e komunikacion.

Eksperti i ekonomisë dhe drejtuesi i emisionit “Sheshi i Dollarit”, Bardhi Sejdarasi ka thënë në “Money Report” se ecuria e rritjes ekonomike është në shifra të kënaqshme, si pasojë bizneset dhe qytetarët janë optimistë.

Ai ka theksuar se kjo është parë te pyetësorët e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Sejdarasit, fakti që për të tretin muaj në radhë ka rritje, do të thotë që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me ndjeshmërinë ekonomike.

“Është i treti muaj që ky tregues është pozitiv, ka qene tregues poshtë zeros deri më sot. Banka e Shqipërisë ka një detyrim ligjor dhe mbi bazën e disa pyetorëve të ndryshëm dërguar sektorëve të ndryshme të ekonomisë, arrin që të masë përceptimin, prishtmërinë që kanë bizneset dhe konsumatorët me zhvillimet e vendit.

Fakti që tre muaj kemi pozitivitet, do të thotë që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me treguesit e përmendur. Do të thotë që investuesit kërkojnë të investojnë dhe të gjitha këto shfaqen te pyetësorët dhe mbi bazët e tyre realizon përceptimin, ndjesinë ekonomike qoftë në sektorin e biznesit apo inflacionit”, tha eksperti i ekonomisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!