Biznes me varre, 8 persona në pranga, në kërkim 2 bashkëpunëtorë

schedule14:49 - 6 Korrik, 2022

schedule 14:49 - 6 Korrik, 2022

Tiranë – 8 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë Eljodor Ndini, Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja, Bujar Lica, Alban Ajazi, Endrin Milla dhe Fatjon Gjonaj.  Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. N., 44 vjeçe dhe J. Ç., 31 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Sh. N. dhe F. Gj.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj;  nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Njoftimi:

Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tufina”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 8 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tufina”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. N., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

– Xh. M., 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– L. Sh., 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– G. D., 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– B. L., 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

– A. A., 28 vjeç, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”;

– E. M., 37 vjeç, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”;

– F. Gj., 24 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. N., 44 vjeçe dhe J. Ç., 31 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Sh. N. dhe F. Gj.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!