Biznes i shkëlqyer, Wolves përfiton 15 mln euro nga shitja e sulmuesit

schedule19:39 - 7 Janar, 2020

schedule 19:39 - 7 Janar, 2020

Futbolli është biznes dhe Wolves po e bën më së mirë këtë gjë. Klubi që po suprizon Premier League këtë sezon ka shitur sulmuesin e saj, Ivan Cavaleiro, për shumë e 15 milionë €.

26-vjeçari është blerë nga klubi i Fulham që aktualisht është në Championship. Cavaleiro pasi kaloi gjysmën e parë të sezonit tek ‘Ujqërit’, vendosi dhe një rekord të ri në klub për sa i përket shitjes më të shtrenjtë të historisë së Wolvesit.

Ai u trasnferua në Angli në vitin 2016 nga Monaco për shumë e 7 milionë € dhe duket se Wolves kanë dalë me fitim nga shitja e Ivanit. Portugezi është aktivizuar në 96 ndeshje me fanellën e Wolwes, ku ka gjetur dhe 17 herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!