Bitri prezantohet tek Astana: Vij në një klub të madh, dua të fitoj gjithçka

schedule10:52 - 25 Qershor, 2021

schedule 10:52 - 25 Qershor, 2021

Eneo Bitri është zyrtarizuar tek Astana në Kazakistan. Qendërmbrojtësi, pasi doli si lojtar i lirë nga Partizanit, pranoi ofertën e Astana dhe firmosi atje.

Beratasi do të mbajë fanellën me numër 26 në skuadrën e re, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e para për këtë lëvizje:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Astana është një klub i madh dhe dua të fitoj çdo ndeshje së bashku me ekipin.

Shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë të gjitha objektivat këtë sezon dhe të jemi skuadra më e mirë në Kazakistan.

Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin. Më pëlqen Nur-Sultan, një qytet me të vërtetë modern dhe i bukur. Shpresoj ta njoh qytetin sa më shpejt nga afër”. /abcnews.al