Partizani do të përballet me Saburtalon në ndeshjen e kthimit në “Air Albania” të vlefshme për turin e parë të Conference League.
Një takim i rëndësishëm për demat, të cilët kanë fituar takimin e parë me shifrat 1-0, teksa në shtëpinë e tyre duhet të mbrojnë rezultatin për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër.
Mbrojtësi, Enea Bitri ka folur për këtë takim, teksa ka theksuar se skuadra do të futet në fushë për të fituar dhe se mbështetja e tifozëve do të jetë e rëndësishme.
“Do të jem 100% me grupin dhe skuadra është e plotë dhe e gatshme. Optimizmi është dhe ka nisur prej fazës përgatitore. Partizani futet për të fituar ndeshjen”.
Keni presion? “Është rezultat 1-0 dhe ky rezultat të jep pak presion, por mendoj se ne kemi cilësitë dhe kualitetet që ta menaxhojmë këtë presion”.
Ndeshja e kthimit në shtëpi me tifozët? “Është gjëja kryesore dhe shyqyr që luajmë në Tiranë se ata do ta mbushin stadiumin dhe janë forca jonë. Duhet të jemi pak më të përgjegjëshëm para portës dhe të tregohemi cinikë. Pika më e fortë e kundërshtarit janë disa lojtarë me kualitet, por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar.
Jemi përgatitur për të gjithë situatat, por besoj se nuk ka vlerë pas fitores atje ta dërgojmë sfidën me penallti”, u shpreh Bitri. /f.a/abcnews.al