Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bistrica përmbyt Çukën/ Sarandë, banorët pësuan dëme në shtëpi, stalla e toka bujqësore

schedule13:30 - 22 Nëntor, 2025

schedule 13:30 - 22 Nëntor, 2025

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe Sarandën duke shkaktuar çarjen e  argjinaturës së lumit të Bistricës. Si pasojë  është përmbytur fshati Çuke.

Sipas të dhënave paraprake dhjetëra shtëpi  janë  nën ujë, e po ashtu edhe toka buqësore,stalla e magazine

Dëmet më të mëdha janë në bagëtitë e imta dhe pularite, ku rezultojnë me qindra krer të mbytura.

“Kati i parë komplet , atje te garazhdi kam shumë gjëra , kur te iki uji të shohim ca ka aty janë të gjitha të lagura.”

“Po na ngordhin lopët , jonxh makineritë po na ngordhin të tëra ….

Nuk kërkoj ore të na mbani ju me bukë neve ….”

“Akoma është stalla nën uni ca dp bejm asgje s bëjmë dot po s’iku uji…”

Emergjencat Civile ndodhen në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të shpëtuar çfarë të munden nga gjëja e gjallë që ka mbetur në stallat e mbushura me uji.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu tha se do të  ngrihen  cadra për strehim emergjent të 25 familjeve shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar. Edhe Bashkia e Sarandës po shpërndan ndihma për familjet e prekura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!