Bismark me ide të qarta: Mund të jem si Sowe për Skënderbeun!

schedule10:18 - 24 Korrik, 2021

schedule 10:18 - 24 Korrik, 2021

“Jam i lumtur. Dua të them se më kanë kontaktuar agjentët e mi, duke më prezantuar fillimisht klubin për të cilin më thanë se është interesuar për mua.

Kur pashë rezultatet e viteve të fundit nuk u mendova dy herë, por e pashë si një aventurë që më shkonte përshtat dhe mund të nxjerrë në pah vlerat e mia”, kështu u shpreh fillimisht Ngissah Bismark, sulmuesi afrikan që i është bashkuar Skënderbeut.

Më tej ai shtoi: “Ju e dini që më herët këtu ka qënë një ish-shoku im i ekipit të, Chievo, Ali Sowe. Pse jo, edhe unë mund të bëj të njëjtën gjë siç bëri ai. Të gjithë këtë më kanë këshilluar, se mund të jetë klubi i duhur nëse dua të rihyj në tregun e lojtarëve”.

“Dua të shkruaj historinë time, kaq. Nuk kam folur me Sowe. Nuk ka qënë e nevojshme, pasi e kam parë se çfarë ka arritur të bëjë ai tek Skënderbeu. Mjaftoi kaq”, shton Bismark, i cili u tentua edhe nga Vllaznia.

“Skënderbeu i tregua më i duruar dhe më profesional. Më thanë që të vijoja procedurat me qetësi dhe në momentin që gjithçka do të ishte gati, atëherë do të vija këtu”.

Sa gola do shënoj? Nuk e di, nuk mund ta them. Nuk dua të flas për numra. Do të shohim në fund të sezonit se çfarë mund të kem bërë. E rëndësishme është që jam i gatshëm të jap edhe shpirtin për këtë klub”.

Edhe Ekuban ka shkëlqyer? Është dicka që më jep shumë shtysë. E them këtë, pasi ne kemi një shprehje që unë i qëndroj besnik. Nuk ka dy, pa tre. Kështu që fati ëhstë i parashkruar”, përfundoi Bismark. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!