Bislimi: Qytetarët e pakënaqur nuk mund të bllokojnë shkuarjen në punë të kryetarëve

schedule17:08 - 26 Maj, 2023

schedule 17:08 - 26 Maj, 2023

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka dekaruar se kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të banuara me shumicë serbe, “e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё.

Në një postim në facebook, ai ka theksuar se institucionet publike kanё obligim që “tё sigurojnё kushtet qё tё njëjtit tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre”.

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve, si rregull, rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punës”, ka shkruar Bislimi.

Të premten, më 26 maj, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Më 24 maj, kryetarët e këtyre komunave dhanë betimin solemn në objekte publike apo shkolla, në komunat pëkatëse.

Bislimi u ka bërë thirrje mekanizmave të sigurisë qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.

Lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës në tri komunat ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se “masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!