Boksieri më i famshëm i momentit, Saul “Canelo” Alvarez ka njoftuar se do të rikthehet në ring më 19 dhjetor.
Atleti meksikan ka qëndruar për më shumë se një vit pa boksuar për shkak të pandemisë Covid-19 dhe një procesi gjyqësor me kompaninë e tij menaxhuese, “Golden Boy Promotions”.
?? Este 19 de diciembre será mi regreso al ring para enfrentarme a Callum Smith.
?? I'll be returning to the ring on December 19th to face Callum Smith. #TheP4PKingIsBack #CaneloSmith pic.twitter.com/HDJqK44JOF
— Canelo Alvarez (@Canelo) November 17, 2020
Kundërshtari i tij do të jetë boksieri anglez Callum Smith, i cili është mbajtësi i brezit kampion bote të konfederatës “WBC” në peshën super të mesme (deri në 76.2 kg).
Smith ka një rekord të pamposhtur në boksin profesionist prej 27 fitoresh (19 me nokaut), ku ndër fitoret e tij janë emra si ish-kampionët e botës George Groves dhe Hassan N’Dam N’Jikam. /abcnews.al