Biseduat me Zelensky për pavarësinë e Kosovës? Rama i prerë: Rruga e njohjes përfundimtare kalon nga Prishtina

schedule20:17 - 21 Shtator, 2023

schedule 20:17 - 21 Shtator, 2023

Për kryeministrin Edi Rama rruga e njohjes përfundimtare të Kosovës, kalon nga Prishtina. Kështu iu përgjigj kreu i qeverisë pyetjes së gazetarit Sokol Balla në Real Story, nëse është diskutuar me Presidentin e Ukrainës, njohja e pavarësisë së Kosovës.

Shiko, ne e kemi diskutuar padiskutim edhe me Presidentin Zelensky edhe e diskutojmë në cdo instancë me cdo lider që përfaqëson një vend që nuk e ka njohur Kosovën, por nga ana tjetër, ne jemi shumë të qartë dhe të bindur se rruga e njohjes përfundimtare të Kosovës nuk kalon as nga Ukraina as nga Gana, Nigeria, por kalon nga vetë Prishtina. Është Prishtina, e cila duhet ta bëjë deri në fund përpjekjen dhe mos t’i shmanget shtegut të hapur të një mundësie të madhe që është krijuar me planin franko-gjerman me dialogun në Bruksel, me mbështetjen e gjithë aleatëve që i dhanë jetë Kosovës së lirë demokratike dhe të pavarur dhe është Prishtina që duhet të kuptojë që në vend se të shfrytëzojë gjithë këtë themel miqësish po e minon atë me një qasje që me gjithë përpjekjet e mia, jam i pasuksesshëm për ta kuptuar se ku do të dalë.” u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!