Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka informuar komisionin parlamentar për politikën e jashtme për bisedimet e zhvilluara me homologun grek. Sipas ministrit Bushati Greqia është e angazhuar të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.
Qeveria greke është angazhuar të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë. Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati informoi anëtaret e komisionit për politikën e jashtme për bisedimet e zhvilluara me homologun grek Nikos Kotzias. Bushati shpjegon edhe efektet e një vendimmarrje të tillë.
Demokratët këto deklarata i konsideruan retorike.
Pas bisedimeve dy palëshe kryediplomati shqiptar sqaroi se marrëveshja për vendprehjen e të rënëve grekë e firmosur në vitin 2009 u plotësua dhe u bë e zbatueshme. Bisedimet mbeten të hapura për kufinjtë mes dy vendeve. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se Shqipëria nuk lëviz nga perimetri i vendosur nga Gjykata Kushtetuese e shprehur për marrëveshjen e detit.
Çështja çame për kreun e diplomacisë shqiptare është një çështje e të drejtave të njeriut, ndërkohë që Bushati u kujdes të qartësojë se Shqipëria nuk ka pretendime territoriaale dhe se dënon çdo pretendim të tillë.
Komsioni parlamentar për Politiken e Jashtme kishte planifikaur të dëgjonte argumentin e ministrit Bushati edhe mbi votimin e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së lidhur me rezolutën për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, por kjo çështje u shty për një tjetër seancë./abcnews.al