Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bisedimet SHBA-Iran lehtësojnë tregjet/ Çmimet e naftës bien me mbi 1 për qind

schedule14:50 - 9 Shkurt, 2026

schedule 14:50 - 9 Shkurt, 2026

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% të hënën, pasi frika për përshkallëzim të konflikti të Lindjen e Mesme u zbut. Kontratat feature të naftës Brent zbritën në 67.2 dollarë për fuçi këtë fillim jave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani u zotuan të vazhdojnë bisedimet rreth programit bërthamor të Teheranit, duke zbehur shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit më naftë.

Rreth një e pesta e konsumit botëror të naftës kalon nëpër ngushticën e Hormuzit, midis Omanit dhe Iranit. Megjithatë, ministri i jashtëm i Iranit tha se vendi do të sulmonte bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohet nga forcat amerikane, duke dëshmuar për përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.



Analistë të tregu thanë se luhatshmëria e naftës mbetet e lartë ndërsa retorika kontradiktore vazhdon. Çdo koment mund të ringjallë në kohë të shpejtë primet e rrezikut të çmimeve të naftës.

Investitorët po përballen gjithashtu edhe me përpjekjet perëndimore për të frenuar të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës që mbështesin luftën e saj në Ukrainë. Komisioni Europian të premten propozoi ndalim të plotë për çdo shërbim në transportin detar që mbështet eksportet e naftës Ruse.

Rafineritë në Indi, dikur blerësi më i madh i naftës bruto Ruse po shmangin blerjet së fundmi duke u larguar gradualisht nga ky treg. Kjo mund të ndihmonte nga ana tjetër Nju Delhin që të nënshkruajë një pakt tregtar me Uashingtonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!