Ditën e djeshme u raportua për një mosmarrëveshje mes Sergio Ramos dhe PSG në tratativat mes tyre për transferimin e mbrojtësit në kryeqytetin e Francës.
Dita e sotme ka qenë shumë intensive në bisedime dhe duket se më në fund është gjetur gjuha e përbashkët dhe kjo lëvizje është rikthyer në shinat e duhura.
Le Parisien në Francë bën me dije se palët kanë arritur akordin dhe brenda pak ditësh do bëhet zyrtare gjithçka. /abcnews.al