Bisedimet kanë nisur, Milani pranë firmës me sulmuesin e Real Madrid

schedule13:40 - 22 Maj, 2020

schedule 13:40 - 22 Maj, 2020

Milani me shumë gjasa do të humbasë shërbimet e Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit, me suedezin që nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij. Edhe pse erdhi vetëm në janar, Ibra duket larg Milanos dhe drejtuesit e “Djallit” kanë nisur punën për të gjetur një zëvendësues.

Siç raporton FootballItalia, Milani ka nisur sot bisedimet me klubin e Real Madrid për të arritur një marrëveshje për sulmuesin serb, Luka Jovic. 22 vjeçari ka shumë probleme në Madrid, si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj dhe një transferim, do të ishte pozitiv për karrierën e tij.

Plani i Milanit është i qartë: Huazim për dy vite dhe opsion për ta blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit. Përgjigjen finale pritet ta japë presidenti Perez, pasi për Zidane, Jovic duket i larguar…/acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!