Rubla ruse është forcuar në nivelin më të lartë që arrin prej një muaji tashmë. Një dollar tashmë shkëmbehet me 88 rubla. Sipas raportimeve, rritja e rublës është reflektim i optimizmit në tregje pasi bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë thuhet të kenë shkuar mirë.
Gazetari i Sky News James Sillars raporton se “kjo me siguri është një mase shprese.”
“Por vlerat janë luhatur kaq shumë në javët e fundit sa tregjet po kapin çdo gjë. Çmimi i naftës bruto Brent është gjithashtu në rënie 7%.”
“Është një situatë shumë e paqëndrueshme, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm që të mos lexojmë shumë rreth kësaj.”
Po ashtu, sipas raportimeve, vlerat u rritën edhe në tregjet amerikane ndërsa investitorët vëzhgonin me kujdes negociata për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Kujtojmë se zyrtarët rusë u takuan me një delegacion ukrainas në Turqi dhe të dyja palët bënë të ditur se bisedimet ishin konstruktive. /abcnews.al/